“Jam e lumtur dhe qëndroj gjithë kohës me të!”- tha Jasmin Kadriu teksa ishte e ftuar në “Natën me Aulonën”, ku pranoi se është në një lidhje të re. Ajo sqaroi se gjatë pushimeve verore ka qenë me të dashurin dhe njerëz të tjerë, ndërsa theksoi se nuk ta bëjë publik partnerin dhe se në Instagram nuk do ta postojë kurrë.
Mirëpo, duket se lidhja e tyre ka përfunduar shumë shpejt. Kështu po interpretohet një status i postuar nga ajo në Instastory. “Më mirë vetëm se me lloj e soje që mban bota!”- shkruan ajo në statusin në fjalë që duket edhe sikur e ka sulmuar ish-të dashurin. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur mes tyre, por me siguri ish-konkurrentja do e sqarojë në vijim.