Zbulohet se kush e shoqëroi së fundmi Xhensila Myrtezajn në koncertin e fundit

Së fundmi, në rrjetet sociale janë bërë virale disa video, në të cilat shihet Xhensila, duke performuar në njërin prej koncerteve të saj.

Ajo që është komentuar së tepërmi nga të pranishmit në koncert, por edhe nga përdoruesit e rrjeteve sociale është prania e vajzës së saj në koncertin e këngëtares, e cila mesa duket është suportuesja më e mirë e nënës së saj.

Ndërkohë që është duke performuar në skenë, Ajka shihet në krahët e një vajze dhe të dyja shijojnë performancën e këngëtares së dashur të publikut shqiptar.


Shtuar 11.06.2024 10:05