Zbulohet programi i humorit ku do të jetë pjesë Rudina Dembacaj (FOTO LAJM)

Sezoni i ri televiziv, si çdo vit, nis me ndryshime. Moderatorja dhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj nuk do të jetë më pjesë e televizionit Ora.

Ka qenë Turjan Hyska ai që ka zbuluar se Dembacaj do të jetë pjesë e stafit të programit të humorit Klanifornia.

“Pse vetëm Rama të ketë shumë femra në staf! Hyrje e re, Rudina Dembacaj” shkruan ai, duke nënkuptuar se ajo do të jetë pjesë e programit që Turjani është autor.

Rudinën herën e fundit që e kemi parë si aktore humori në një program televiziv, ka qenë në Al Pazar, ku roli më i spikatur ka qenë ai i “Ajës”.

Më pas ajo ka qenë prezatuese në RTV Ora në dy emisione. “Mos i fol shoferit” dhe “Dy botë”./albeu.com

 


Shtuar 7.09.2021 15:17