Zbulohet me ne fund emisioni ku do e shohim Sara Gjordenin

Teksa ndodhet në pritje të ëmbël Sara Gjordenin do ta shohim në panelin e jurisë së emisionin argëtues të “She’s on Top” në TCH që pritet të fillojë së shpejti.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e emisionit në Instagram në një video ku moderatorja Argjira Spanca shfaqet duke i përkëdhelur barkun.

Sara Gjordeni para pak ditësh zbuloi se është në pritje të një vajze me partnerin e saj, artistin nga Kumanova, Bardhi. Romanca e tyre lindi që në formatin e Big Brother Vip dhe tashmë kanë nisur bashkëjetesën.

Të dy kanë qenë personazhe mjaft të komentuar të këtij edicioni të Big Brother Vip dhe tashmë vëmendja është zhvendosur tek çdo detaj i lidhjes së tyre dhe bebushit që do të vijë në jetë.


Shtuar 10.06.2024 20:23