Zbulohet lagja luksoze në të cilën ka blerë shtëpinë e saj Leonora Jakupi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka zgjedhur që të investojë në patundshmëri, duke blerë shtëpi në një nga adresat më të lakmuara në Prishtinë.

Kompleksi rezidencial “Royal Green Residence” tani numëron mes banorëve të tij edhe interpretuesen e hitit “Ky është fundi”, Leonora Jakupin.

Zbulimi i vendbanimit të saj të ri erdhi pas një fotografi që këngëtarja publikoi në InstaStory, ku e pa duke shijuar një kafe në shtëpinë e saj të re, duke zbuluar indirekt ambientet luksoze dhe shijen e saj për rehati dhe estetikë.


Shtuar 16.02.2024 13:29