Ish-banorja e “BBV”, moderatorja Roza Lati do të jetë konkurentja e parë në konkursin e kërcimit “Dancing with The Stars”. Ky lajm është bërë i ditur nga Olti Curri përmes një postimi në InstaStory.
“Roza Lati do të jetë personazhi i parë VIP që ka pranuar të jetë pjesë e spektaklit ‘Dancing with The Stars’” – ka shkruar Olti.
Kujtojmë se edhe në sezonet e shkuara, një pjesë e mirë e konkurrentëve të “BBV” bëheshin pjesë e garës së kërcimit.
Pritet që në ditët në vijim të zbulohen emrat e konkurentëve të tjerë që do t’i bashkohen këtij formati.