Zbulohet data e koncertit të Ermal Metës në Tiranë

Sikundër ka paralajmëruar prej kohësh këngëtari shqiptar, Ermal Meta do mbajë një koncert në Tiranë. Ditën e sotme, artisti ka bërë të ditur datën se kur do të performojë në Shqipëri. Përmes një postimi në ‘Instagram’, ai shkruan se me 17 shtator do të jetë në stadiumin ‘Air Albania’ për të kënduar përpara fansave të tij.

“Siç premtuam, kemi një datë të re. Pas koncertit në Tormina do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 Shtator në stadiumin ‘Air Albania’ do të krijojmë së bashku një kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe artdashësit mund të regjistrohen nga e marta, 25 gusht në linkun në story. Ju pres!“, shkruan vetë këngëtari në Instagram.

Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku dhe do të mbajë një koncert në Stadiumin Air Albania.


Shtuar 20.08.2021 13:56