Zbulohen detaje mbi raportin e Argjira Spancës dhe Graciano Taganit

Argjira dhe Graciano janë një prej çifteve më të komentuara për shkak të raportit të tyre, i cili përflitet se është krisur.

Graciano ka folur pak brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip 3’, duke pranuar se janë zënë. Edhe Argjira ka pranuar se është një çast delikat, që duhet biseduar mes saj dhe Gracianos.

“Më dëgjo. Unë tani kam zgjedhur që të mos prononcohem për sa i përket kësaj teme, sepse kushdo që më njeh mua e di që jam shumë private. Marrëdhënien me Gracianon sigurisht që e kemi publike, kemi punuar bashkë, por mendoj që është një çast shumë delikat, që duhet ta flasim unë dhe ai sy më sy.”

Së fundmi, Ed Manushi, ka zbuluar më tepër detaje, duke thënë se “Nuk është një ndarje përfundimtare, por probleme mes çiftit.”

Ai u shpreh se pas daljes së Gracianos nga Big Brother VIP, do të sqarohen më tepër për marrëdhënien e tyre.

“Me sa dimë ne nuk është një ndarje akoma, për famë jo e jo. Është një problem. Një çift që do të sqarohen kur të dalë Graciano nga Big Brother VIP.”


Shtuar 13.05.2024 11:46