Aktorja e njohur Zamira Kita në një lidhje direkte me emisionin “Ftesë në 5”, ka folur për detaje që lidhen me xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, një projekt që e bëri bashkë me kolegë të vjetër, por edhe emra të rinj.
Ajo ka treguar se bashkëpunimi me të gjithë aktorët ka qenë shumë i mirë dhe është surprizuar me profesionalizmin që ata kanë treguar.
Të lidhura
None found
Gjithashtu Zamira shprehet se ajo vetë mund të sakrifikojë shumë për një film që përkushtohet dhe është e gatshme të bëhet edhe tullace. Ajo ka treguar një histori që ka ndodhur më herët, kur për shkak të një zënkë që pati me burrin, i preu flokët shumë shkurt.
Zamira Kita: Tullace bëhem në moment nëse është në rol për të cilin investohem, apo nëse Beni im do ma kërkonte, do ta kisha bërë.
Bieta Sula: Cila ka qenë kërkesa më e çuditshme e Benit, për shembull lidhur me flokët e tu, apo s’ka pasur?
Zamira Kita: Mos i pri më ka thënë një herë dhe kur jemi grindur, jemi ndarë dy-tre ditë, vajta i preva deri tek veshi prej inatit. E kam bërë dhe në atë kohë kam xhiruar një recital të Mihallaq Andreas me një kokë që nuk më dukej se nuk e kisha timen, se i kisha prerë flokët për herë të parë në jetë.

