Ish-banorja Xhuli Nura ka qenë ditën e djeshme (e martë) në Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo ishte brenda për t’iu gatuar pite konkurrentëve të këtij formati, derisa qëndroi me ta për disa orë.
E njëjta nuk la pa përmendur edhe të dashurin e saj të ri, djaloshin që jeton në Zvicër, Gerti Beqirajn.
Modelja bën me dije se tashmë ka një të dashur dhe se është nga Rugova, por që jeton në Zvicër.
“O Gert, do të thotë hera e parë publikisht që po them se e kam të dashur se boll jeni munduar. Është i Rugovës. Mbiemrin Beqiraj. Normal që e dua. Jeton në Zvicër”, u shpreh ajo.