Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi kanë bashkë dy bashkëpunime super të suksesshme që janë “Panorama” dhe “Çika Çika”. Të dya këngët dëgjohen vazhdimisht nga publiku shqiptar dhe në Youtube numërojnë me miliona e miliona klikime. Prandaj edhe në koncerte këngëtarët i shohim shpesh bashkë duke ngritur në këmbë publikun.
Por postimet e fundit të Xhensilës nga koncerti me Ardian Bujupin jashtë Shqipërisë kanë ngritur goxha diskutim në rrjet ku veshja provokuese e këngëtares është parë si e tepërt nga ndjekësit për një bashkëhsorte dhe nënë me fëmijë.
Madje edhe performanca me Ardian Bujupin i është dukur ndjekësve të saj e tepruar dhe nuk kanë nguruar të “thërasin” në profilin e saj bashkëshotin e Xhensilës, Bes Kallakun duke i thënë se këngëtari po e tepron me prekjen e gruas së tij.
Gjithsesi Xhensila nuk ka reaguar për këto komente dhe duket se nuk ka asgjë për tu shqetësuar për të dhe Besin.
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë prindër të Ajkës dhe prej vitesh janë ndër çiftet e preferuara të publikur shqiptar./albeu.com/