Xhensila Myrtezaj tashmë vjen dhe si një bussineswoman. Krahas muzikës, ku çdo vit renditet në krye të toplistave me hitet e saj të padiskutueshme, këngëtarja e mirënjohur po e gjen veten të angazhuar dhe në fusha të tjera. Burime për “Prive” kanë konfirmuar se Xhensila prej kohësh po punon në një sipërmarrje të re.
Është vetëm çështje muajsh që këngëtarja të lançojë linjën e saj të produkteve të kujdesit për lëkurën bashkë me hapjen e një klinike estetike në Tiranë. Vetë Xhensila nuk ka dhënë detaje dhe ka preferuar ta mbajë surprizë këtë detaj të rëndësishëm.
Përsa i përket muzikës, projekti më i fundit i saj ishte hiti i verës së kaluar “Panorama”. Vetë këngëtarja ka konfirmuar se po xhiron klipin e këngës së re, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për një projekt solo apo për bashkëpunimin me Getoar Selimin dhe Majk për të cilin është përfolur prej kohësh. /abcnews.al