Ka disa muaj që mediat merren me historinë e Icardit e Wanda Naras, prishjen e raporteve dhe ribashkimin e tyre. Bukuroshja argjentinase është rrëfyer në një intervistë për televizionin argjentinas “Telefe Noticias”.
Ajo ka treguar se si kishte zbuluar SMS e tradhëtësi nga bashkëshorti i saj.
“Unë dhe Mauro jemi gjithmonë bashkë, jemi një familje shumë e ngushtë. Por, ka muaj që kemi një brishtësi në lidhje. Ishim bashkë tek një park i lodrave me fëmijët tanë. Unë po flisja me vajzën që organizon festat tona në Paris. Ajo më kërkoi një foto të vogëlushes për ftesën e ditëlindjes.
M’u kujtua se kishim disa foto në telefonin e Mauros. Kur po kërkoja foton e vajzës, gjeta bisedën me një grua të famshme. Në vend se të rrëfeja ngjarjen tek motra apo ndonjë shoqe, unë bëra një shkrim në Instagram i cili u bë lajm”, ka thënë Wanda Nara.