Pedro Pascal u shfaq i dehur në skenën e SAG Awards ku mori çmimin për performancën e jashtëzakonshme nga një aktor mashkull në një serial dramë për rolin e tij në “Last of Us”.
“Kjo është e gabuar, për shumë arsye. Um, jam pak i dehur. Mendova se mund të dehesha”, tha fillimisht ai duke pranuar çmimin.
Aktori e quajti çmimin një nder të jashtëzakonshëm dhe donte të falënderonte kolegët e tij të nominuar, por tha se nuk mund të mbante mend asnjë nga emrat. Ylli i “Mandalorian” më vonë ka biseduar me Tan France në prapaskenë, ku stilisti e pyeti nëse ishte i kënaqur me fjalimin e tij.
“Nuk mbaj mend çfarë thashë,” pranoi Pascal.
https://youtu.be/846koezDBLE