Bënte zërin e “Batman”, ndahet nga jeta në moshën 66-vjeç aktori i njohur

Kevin Conroy, më i njohur për zërin e Batman në Warner Bros ka ndërruar jetë pas një beteje të shkurtër me kancerin. Ai ishte 66 vjeç.”Batman: The Animated Series” fillimisht u transmetua për 85 episode në Fox Kids nga 1992-1995, e zëri i thellë dhe i ashpër i Batman-it i Conroy-t u vlerësua gjerësisht nga kritikët dhe fansat e librave komikë.

Conroy ishte aq i dashur për rolin e tij të zërit Batman, saqë vazhdoi me personazhin në projekte të tjera të DC, e gjithashtu u shfaq në filma të ndryshëm origjinalë të animuar të DC Universe.

Aktrimi i zërit të Conroy nuk ishte i kufizuar në Batman. Ai gjithashtu ia “dha” talentin e tij tek “Scooby-Doo” (ai kishte një rol zëri në serialin e vitit 2019 “Scooby-Doo and Guess Who?”) dhe “Mjeshtrat e Universit”. Së fundmi, ai u shfaq në episodet e “Masters of the Universe: Revelation” të Netflix (duke luajtur Mer-Man në 2021).

Conroy së fundmi shkroi “Finding Batman”, i cili u shfaq si pjesë e DC Pride 2022 në fillim të këtij viti. Gjithashtu, Conroy ishte deklaruar hapur se ishte homoseksual, duke e bërë atë aktorin e vetëm haptazi homoseksual që portretizon zërin e një prej personazheve më të njohur./albeu.com