VIDEO/ E papritur në fermë, Alba gjen “ngushëllim” në krahët e Big Mamës, a po “thyhen” barrierat mes dy rivaleve

Pas tensioneve të forta me partnerin e saj Limi, Alba ka gjetur ngushëllim në një vend krejt të papritur, në krahët e Big Mamës. Dy vajzat, që prej ditës së parë në Ferma VIP kanë qenë në konflikt të hapur, por duket se situata emocionale e Albës ka sjellë një afrimitet të papritur.

Ajo ka shkuar në shtëpinë e Njishit, ku Big Mama po qëndron si kryeferme, dhe i ka kërkuar një përqafim. E habitur nga ky veprim, Big Mama e ka pyetur me dyshim:

“Mos po bën prapë filma? Çfarë ke? Ka ndodhur diçka? A ndihesh fajtore për diçka?”

Alba është përgjigjur thjesht: “Kisha nevojë për një përqafim.”

View this post on Instagram

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)


Shtuar 29.04.2025 17:35

Tags: ,