Zyrtare/ Stefano Cantino bashkohet me drejtimin e Dolce & Gabbana si Co-CEO

Dolce & Gabbana ka njoftuar emërimin e Stefano Cantino si Co-CEO të ri të grupit, i cili do të shërbejë përkrah Alfonso Dolce, President dhe Drejtor Ekzekutiv i kompanisë.

Cantino, 58 vjeç, i diplomuar në Shkenca Politike në Universitetin e Torinos, i bashkohet shtëpisë së njohur të modës pas një karriere të gjatë në industrinë e luksit. Ai ka mbajtur më parë pozicione të rëndësishme në kompani prestigjioze si Prada, Louis Vuitton dhe Gucci, ku ka qenë i angazhuar në fusha kyçe si shitjet globale, marketingu, komunikimi dhe menaxhimi korporativ, deri në role ekzekutive të nivelit të lartë si CEO.
“Jam i lumtur që kam Stefano Cantino në krah në këtë fazë të re rritjeje dhe zhvillimi për Dolce & Gabbana”, deklaroi Alfonso Dolce.

Të lidhura

None found

Nga ana e tij, Stefano Cantino u shpreh se bashkimi me Dolce & Gabbana përfaqëson një nder dhe përgjegjësi të madhe, duke e cilësuar brandin si një simbol të ekselencës italiane në arenën ndërkombëtare.

Ky emërim vjen në kuadër të ristrukturimit të drejtimit të grupit, pas njoftimit të javës së kaluar për largimin e Stefano Gabbana nga posti i presidentit, i cili do të vijojë të jetë i angazhuar në aspektin kreativ së bashku me Domenico Dolce.


Shtuar 16.04.2026 18:06