VIDEO/ DJ Gimbo dhe Adelina Ismaili vijnë me një duet, projekti sjell një nga perlat e muzikës popullore në version modern

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Adelina Ismaili, rikthehet në skenën muzikore me një projekt të veçantë, duke i dhënë një version tjetër, më modern një prej perlave të muzikës popullore shqiptare

Në bashkëpunim me DJ Gimbo, Adelina ka publikuar këngën “Jarnana”, e cila sjell në një formë të re vargjet e njohura “Moj baluke e prerë, jarnane, jarnane…”.

Të lidhura

None found

Projekti është publikuar tashmë në YouTube, i shoqëruar edhe me videoklip, duke shënuar bashkëpunimin e parë zyrtar mes artistes dhe DJ Gimbos.

“Jarnana” ndërthur motivet tradicionale të muzikës shqiptare me tingujt bashkëkohorë, duke krijuar një version më modern të melodisë së njohur.

DJ Gimbo mban rolin e producentit ekzekutiv të projektit, ndërsa interpretimi karakteristik i Adelinës i jep këngës një tjetër dimension.

Vetëm pak ditë para publikimit, dy artistët kishin paralajmëruar projektin përmes rrjeteve sociale, duke ngjallur kuriozitet te fansat.

Me “Jarnana”, Adelina Ismaili rikthehet te rrënjët e muzikës shqiptare, duke dëshmuar se motivet tradicionale mund të përshtaten me sukses me ritmet moderne dhe të prezantohen te një brez i ri dëgjuesish.

 


Shtuar 29.08.2026 08:23

sultanbeyli escortextrabetAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahispusulabetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetpusulabetholiganbetholiganbetmarsbahisPusulabetPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelercasibom girişjojobetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet giriş