VIDEO/ Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila: Djalin e shoh rrallë…

Aktori i humorit  Bes Kallaku, i njohur tashmë edhe si Kryeplaku, konfirmoi në “Ferma VIP” ndarjen nga Xhensila Myrtezaj.

Gjatë bisedës me fermerët, ai tregoi se fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten.

“Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë, sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Por mërzitem ndonjëhere se njeriut i ndodhin disa situata në jetë që nuk i ka pritur. Është pak e vështirë. E rëndësishme është që të jenë më mirë, të jemi falenderues se ndodh që nuk vlerësojmë ditët e mira”.

Gjithashtu, Besi rrëfeu se marrëdhënia e tyre ishte bërë e vështirë, duke e konsideruar Xhensilën “të huaj”.

“Jam në shtëpi me nusen e jemi të huaj. E rëndësishme është t’i kesh mirë më shëndet. Këtë vlerësoj. O Zot faleminderit!”, u shpreh ai.

View this post on Instagram

A post shared by @fermavip.al


Shtuar 26.03.2024 07:34