Të gjithë u njohëm me miqësinë e aktores Arjola Demiri dhe ish konkurrentit të Për’puthen, Atdhe Xharavina gjatë edicionit të parë Big Brother Vip Albania, ku ky i fundit e mbështeti gjatë gjithë rrugëtimit mikeshën e tij.
Por vetëm pak muaj më vonë ishte Atdheu i cili deklaroi se miqësia mes tyre ishte prishur: “Me Arjolën është prishur miqësia, nuk e di pse ka ngecur. Di që u futën persona të 3-të në mes, persona të rinj që nuk e dinë raportin tonë”, u shpreh Atdheu duke zbuluar se dy miqtë nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin as në instagram.
Por sot, Atdheu e ndjek Arjolën në Instagram, ndërsa kjo e fundit ndjek vetëm një prej vëllezërve Xharavina dhe ai nuk është Atdheu, por Butrinti.
Butrinti feston ditën e sotme ditëlindjen dhe nuk ka mungua një urim publik nga aktorja./albeu.com/