Arjola Demiri ngre dyshime, nuk do të marrë apartamentin nga BBV që bëri bujë? (FOTO LAJM)

Edhe pse nuk arriti të fitonë çmimin e madh, Arjola Demiri fitoi padyshim një ndër surprizat më të bukura të bëra në “Big Brother VIP”. Duke qenë se shpeshherë ajo kishte treguar se një ndër ëndrrat e saj ishte ti blinte fëmijëve një apartament në Tiranë, produksioni e mori përsipër.

Pak ditë para finales së madhe, “Vëllai i Madh” i dhuroi Arjolës një apartament në një prej rezidencave pranë Kodrës së Diellit. Kjo super surprizë lumturoi pafund aktoren e cila u shpreh se në atë moment e kishte ftuar “Big Brother-in” e saj.

E teksa të gjithë mendonim se deri tani Arjola kishte rrgulluar gjithçka në shtëpinë e saj të re dhe po jetonte e lumtur me të vegjlit e saj, e vërteta është krejt ndryshe.

Në një intervistë në “N’majë t’gjuhës”, pas një batute të Xherit e cila e pyet se sa metra katotrë është apartamenti, përgjigja e Arjolës duke qeshur ishte: “Nuk e di akoma”.

Me këtë deklaratë, dyshimet nga më të ndryshme janë hedhur në rrjet nisur nga buja e madhe që bëri surpriza e Arjolës që kushtoi dyfish i çmimit të fituesit të BBV.