Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj tashmë janë rikthyer sërish në krye të mediave rozë.
Ishte sfilata e stilistit Valdrin Sahiti që i bashkoi dyshen për herë të parë në sy të publikut që nga takimi që kishin në shtëpinë e famshme të “Big Brother Albania VIP”, ku madje gjatë asaj kohe kishin shkëmbyer edhe puthje.
Por, të hënën ish-çifti qëndroi së bashku gjatë tërë mbrëmjes nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një diskotekë në Prishtinë.
Pas të gjithë atyre shkrimeve nga ndjekësit dhe portalet, dyshja nuk kanë reaguar fare, madje Bora ka ripostuar një video të fotografit Norik Uka në të cilën shihet edhe aktori, kështu duke e vazhduar dramën.