Vajza e Steve Jobs, bën daljen e parë si modele dhe rrëmben gjithë vëmendjen (FOTO LAJM)

Kur ju thamë në dhjetor të vitit të kaluar se vajza e themeluesit të Apple Steve Jobs mund të jetë modelja juaj e preferuar, e kishim seriozisht.

Më në fund, 23-vjeçarja debutoi si modele në sfilatën e Coperni në Javën e Modës në Paris.

Eve u shfaq e veshur më një bluzë të gjerlbër neon, minifund me printe, shapka me platformë, syze dielli që binin në sy dhe një çantë të bardhë.

Eve iu bashkua yjeve si Gigi Hadid, Paloma Elsesser dhe Adut Akech në sfilatë.

Dizajnerët e Coperni, Sébastien Meyer and Arnaud Vaillant, zbuluan për Vogue në prapaskenë se një nga çantat e koleksionit “Origami” u frymëzua nga ikona e aplakacionit të fotove në iPhone.

Përsa i përket Eve, ajo është në një romancë me Harry Hudson, një këngëtar/kompozitor dhe mik i ngushtë i familjes Kardashian-Jenner.


Shtuar 2.10.2021 16:24