Rudina Dembacaj duket se është qetësuar pas dasmës së bujshme të disa ditëve më parë dhe ka nisur të publikojë pamjet më të veçanta në profilin e saj në Instagram.
Një prej tyre është edhe video e kërcimit të vajzës së Mark Frrokut me vëllain e Rudinës dhe gjithashtu është një mesazh mjaft domethënës për marrëdhëniet e familjeve më njëra-tjetrën.
Duket se gjërat shkojnë shumë paqësisht mes familjes Frroku dhe asaj Dembacaj.
Gjithashtu një moment shumë emocionues nga dasma ishte edhe kërcimi i çiftit me 3 fëmijët e tyre nga martesat e mëparshme ku Erta, vazja e Mark Frrokut shihej me lot në sy e përqafuar me Rudinën./albeu.com/