Vajza e ish-deputetes Albina Deda, Ada, është shumë aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku nuk mungojnë pozat provokuese.
Së fundmi, bukuroshja bionde ka ndarë me 152 mijë ndjekësit e saj disa foto ku shfaqet e veshur me një fustan shumë të shkurtër. Veshja e saj ngjyrë e verdhë ka gjithashtu një dekolte mjaft të hapur, e cila për pak sa nuk i zbulon më shumë seç duhet.
Teksa duket shumë elegante dhe në formë, ajo shkruan bashkëngjitur këtyre pozave: “Thuaj burrit tënd, boll më pa mua”.
Të menjëhershme kanë qenë komentet, ku madje një fanse i shkruan: “Do e lija burrin tim për ty”. Ndërsa të tjerët e kanë komplimentuar për bukurinë dhe linjat e saj trupore.