Ajo prej 5 javësh është konkurrente në spektaklin e vallëzimit “Dance Albania”, në Tv Klan por ende nuk e ka marrë asnjë kupë. Ama mbrëmjen e kësaj të hëne ajo ka marrë diçka më të çmuar se sa një kupë. Pas performancës ajo u surprizua nga një buqetë me lule, e cila shoqërohej edhe nga një pusullë.
Por kush ja solli këto lule Melisës?
Alketa Vejsiu: Melisa të kanë ardhur lule! Kush mund t’i ketë sjellë këto lule Melisa?
Ermal Mamaqi: Ua Melisa! Domethënë ti?
Melisa Lleshi: Jo.Unë, flas me dike, por nuk besoj të jetë koha. Se kam menduar të jetë aq romantik se është herët, për çdo gjë.
Alketa Vejsiu: Po tani vijnë lulet se kur ikën romanca nuk kujtohen më për lule
Ermal Mamaqi: Ai çuni nuk qenka vetëm romantik por edhe patriot, i sjell lulet në 28 Nëntor. Ai uron pavarësinë me dashuri.
Melisa Lleshi: Realisht nuk e prisja.
Alketa Vejsiu: Kush mund të jetë ky njeri?
Melisa Lleshi: Nuk e di se është ende herët.
Kështu është shprehur Melisa duke rrëfyer kështu se ajo është në një njohje të re. Por lulet kanë ardhur nga dikush tjetër…
“’Më mirë një tufë me lule, se sa një kupë’, Erindi”, lexoi Melisa pusullën që vinte së bashku me lulet që i kishte dërguar partneri i saj i vallëzimit.
Erindi shtoi se meqenëse nuk kanë marrë asnjë kupë deri më tani, ajo duhet të marrë një kupë të vetme atë të fitueses. Por në studio u diskutua se mes balerinit dhe Melisës po lind diçka dhe Erindi pranoi se është single.
View this post on Instagram