“Unë e gjej kur të dua”, plas sherri mes Vivien dhe Getinjo, çfarë ndodhi me çiftin e BBVK (VIDEO)

Çifti i “Big Brother Vip Kosova” kanë pasur së fundmi zënkën e tyre të parë së bashku. Bëhet fjalë për reperin Getinjo dhe ish-konkurrenten e “Love Story”, Vivien, të cilët sot patën një zënkë, në dukje të lehtë, por që më pas nisi të bëhej më serize. Aq sa Getinjo paraljmëroi se “gjërat do të ndryshojnë.”

Gjithçka nisi nga një shaka e Getinjos ndaj Vivien, e cila kërkoi ujë me vitamina. Në formë batute Getinjo i përmendi “vitaminën D”, por Vivieni e kishte gati një përgjigje të ashpër. “S’kam nevojë, e gjej kur të dua vitaminën D, kam plot vitaminë D ku të dua”, i tha ajo. Kjo ndezi një diskutim mes tyre, ku Getinjoi fillimisht sqaroi se komenti i tij ishte në sensin e shakasë dhe se qëllimi i tij ishte vetëm ta bënte Vivienin të qeshë. Më tej ai it ha se nuk i pëlqeu aspak përgjigja e saj dhe se nuk ishte diçka që mund t’i thuhej atij.

Nga ana e saj Vivien, vijoi të këmbëngulë se Getinjo nuk duhet ta kishte bërë atë koment që në fillim. Reperi në fund it ha se gjërat do të ndryshojnë që nga ky moment.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)