“Ulërimat e mia i dëgjoi gjithë Bodrumi”, Fjodora Fjora zbulon ngjarjen që e ka trembur për vdekje (FOTO LAJM)

Fjodora Fjora ka ndarë një histori ku djali i saj e ka tronditur jashtë mase. Ajo ka rrëfyer në “Aldo Morning Show” se një herë djali i saj i ka ikur nga duart në aeroportin e Bodrumit në Turqi dhe ka vrapuar aq sa ajo e pati të vështirë ta kapte.

Fjodora Fjora: Do ua tregoj se çfarë ka ndodhur. Më ka ndodhur njëherë, kur Alteo ka qenë 3 vjeç e gjysmë. Ai ishte i vogël dhe ne ishim në aeroport në Turqi. Ndërkohë që po kalonim për t’u futur aty ku janë autobusët, shkallët. Nuk e mbaj mend ç’ka qenë. U hap dera te ‘gate’ dhe nga ajo dilet drejt e te rruga ku kalonin autobusët që të çonin te aeroporti. Dhe po kalonin njerëzit, ky ja fut një vrapi, kalon atë gruan te check-in dhe del drejt në rrugë. Ulërimat e mia mund ti ketë dëgjuar gjithë Aeroporti i Bodrumit. Në momentin që e kam kapur, se e kapa! E mbajta nga rrobat dhe nuk e lëshoja se u terrorizova komplet. Dhe ai qeshte!

Megi Latifi: Tani s’e meritonte ai t’ia fusje një shpullë?

Fjodora Fjora: U mjaftova me ta kapur nga rrobat.