Pas ndarjes nga Bearti, Tea mori vendimin e papritur duke u “larguar” nga Instagrami dhe çaktivizuar llogarinë e saj në këtë rrjet social duke mos dhënë asnjë njoftim për mijëra ndjekësit e saj.
Ndërkohë, bukuroshja është rikthyer shpejt në Instagram, ku ka publikuar një mesazh të fortë mbi gjendjen psikologjike që ndodhet.
Kujtojmë se ai që pranoi i pari ndarjen në rrjete sociale ka qenë Bearti, pas thumbave të njëpasnjëshëm që po i drejtonin njëri-tjetrit.
“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull eë mos me e hap më asnjëherë”, shkruante Bearti.
E pyetur për ndarjen, Tea është shprehur për ndjekësit e saj në Instagram:
“Po jemi ndarë, sigurisht për arsye të forta. Kam qenë më mirë ë do të jem më mirë.”