U takua me Bardhin, Jetmir Agaj ka dy fjalë për Meriton Mjekiqin

Mbrëmjen e djeshme, disa nga ish-banorët e “Big Brother Vip Albania 3” u futën brenda për t’iu bashkuar festës së ditëlindjes së Meriton Mjekiqit.

Mes tyre ishte Ilnisa Agolli, Meri Shehu, Sara, Bardhi e disa të tjerë. Ato shijuan qëndrimin dhe u çmallën për pak minuta me finalistët. Gjatë takimit me Bardhin, Meritoni ka përmendur edhe menaxherin e këngëtarit, Jetmir Agajn.

Ky i fundit, ka reaguar në rrjetet sociale, duke shprehur publikisht përkrahjen për Meritonin.

“Arsyeja pse unë të përkrahi se kurrë se ki harru emrin Jetmir. Vllau jem Meriton. Me fitore”- shkruan Jetmiri në një postim në ‘instastory’.

Kujtojmë se gjatë bisedës së Bardhit dhe Meritonit, u zbulua se Jetmiri do të bëhet së shpejti baba.


Shtuar 24.05.2024 11:58