U shfaqën shumë të afërt nga shtrati, Fifi sqaron marrëdhënien me Fationin

Fifi prej kohësh është një nga këngëtaret më të përfolura për shkak të jetës së saj private. Pak kohë më parë ajo u përfol se është në një marrëdhënie me ish-konurrentin e “Për’puthen”, Fation Kuqari. E gjithë kjo nisi pasi Fifi u shpreh në “Shiko kush luan”: “Jam e lidhur me Fation Kuqarin”.

Por më vonë burime pranë “Iconstyle.al” bënë me dije se mes Fifit dhe Fationit nuk ka asgjë të tillë. Fationi do jetë thjesht protagonist në klipin e ri të këngëtares që mban titullin “Maniac”. Ky projekt është përfolur shumë, madje dyshja ka treguar herë pas here edhe detaje.

Fifi dhe Fationi shfaqen shumë të afërt në videoklip, ndaj kjo i ka bërë fansat të dyshojnë nëse mes tyre mund të ketë diçka më shumë sesa thjesht një bashkëpunim.

Një ndjekës kurioz e pyeti Fifin në InstaStory për raportin e saj të shumëpërfolur me Fationin:

“Cfarë e ke Fationin, përveçse pjesëmarrës në videoklip?”

“E kam thjesht shok dhe e falenderoj shumë që ka qenë pjesë e projektit që po nxjerrr. Faleminderit toto.”- ka shkruar ajo.

Ende nuk dihet data e lançimit të këtij projekti kaq të përfolur e të bujshëm, mirëpo fansat po e presin me padurim. l


Shtuar 23.03.2021 12:03