U përfshinë në një sherr të dhunshëm duke rrahur tiktokerin, arrestohet Noizy dhe Dj Crax

Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy dhe Dj Crax, jane arrestuar në Shëngjin,  pasi ishin shpallur në kërkim për një sherr masiv në Pejë.

Policia e Kosovës para disa ditesh, kërkoi ndihmën e qytetarëve pë kapjen e Noizyt.

Reperi u arrestua në Shëngjin, së bashku me Dj-in e tij, DJ Crax. Ata u arrestuan nga Euro Fast Shqipëria pasi Kosova lëshojë urdhër arrest për ta.

Këngëtari dhe DJ i tij, u kërkuan nga autoritetet kosovare pas sherrit të ndodhur në Pejë, në përfundim të koncertit të tyre, ku tiktokeri Medi Iseni u rrah brutalisht.

Kujtojmë se dje Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në mënyrë që të arrestojë reperin e njohur Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.

Sipas policisë së Kosovës, Stresi është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e “Lёndim i rёndё trupor”.

Vetë ai është shprehur se nuk ka pasur të bëjë me dhunën e ushtruar ndaj personazhit të njohur si Medi Iseni, por përkundrazi, ka ndërhyrë për të mos lejuar që të ketë dhunë.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Kërkesë për bashkëpunim
Pejë, 06 gusht 2024
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
• Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
“Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]


Shtuar 7.08.2024 07:33