Pas përplasjes fizike e më pas në distancë me deklarata mes Noizy-t dhe Cllevios, vjen oferta për duel në ring.
Organizatori i eventit të boksit, Besart Berisha, ju ka bërë një ftesë publike të dy reperëve si për t’ju thënë se sherret në rrjete sociale ti lenë mënjanë dhe të kenë një përballje në ring.
Besarti teksa ishte i ftuar në “Klan Kosova” për të folur mbi eventin ai ka shtuar se në përballjen mes Noizyt dhe Cllevios si për ti motivuar do të ketë një fitues që do të marrë 100 mijë euro. Nuk dimë nëse ky çmim apo dhe mosmarrveshjet në distancë do motivojnë dyshen për të pasur një përballje të tillë por dhe për të pasur një fitues.
Pas përleshjes fizike, vijon në distancë sherri mes Noizyt dhe Cllevios (Kleviol Ahmetaj). Ndonëse ky i fundit doli nga burgu dhe i kërkoi përballje reperit, vijoi sërish me ironinë në rrjetet sociale. Cllevio e ftoi Noizy-n publikisht duke i thënë cakto vendin dhe datën e mos të marrë ‘lepurushë’ me vete. kurse noizy e akuzoi cllevion si pedofil dhe e i tha të pres kur te duash. Ende nuk dihet se si do e presin reperët ftesën.