U martuan në arrati dhe u divorcuan, Fjolla Morina sapo konfirmoi ribashkimin me Fisnik Sylën? (FOTO LAJM)

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla vazhdojnë të bëhen lajm në media. Prej kohësh aludohet se çifti mund të jetë rikthyer me njëri-tjetrin pas ndarjes së bujshme.

Para pak ditësh, Fisniku publikoi një video në rrjetet sociale, ku shihet në makinë teksa mbante duart e tij pranë një vajze që nuk ia ka zbuluar identitetin.

Sakaq, sot Fjolla ka publikuar një foto selfie para pasqyrës dhe pranë saj shihet një mashkull që ngjan me Fisnikun. Gjithsesi ai e ka mbuluar fytyrën me një tufë me lule. Në shkrimin e saj Fjolla ka vendosur inicialet F dhe F.M duke forcuar edhe më shumë dyshimet.

“Në jetë kam pare ,kam dëgjuar edhe kam jetuar ,edhe s’më kanë vlerësuar,më kanë shfrytezuar ekonomikisht me kane bere gracka ,dhe sot jam akoma më e fortë te, disave ju kam vënë mure,e disave fshesen per pastrim një herë e përgjithmonë,pra janë vendimet durimi qe vendos më në fund,të vesh çdo në vendin qe ju takojnë.Mënyra më e mire per ti dhenë drejtim Vetes dhe të tjerëve…?F ?F M”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina)


Shtuar 9.03.2023 15:57