Tashmë nuk ka mbetur më asgjë për tu habitur nga emisioni “Përputhen” pasi janë bërë publike skenare të ndryshme të cilat do rezlizonin me sukses një telenovelë.
Gjithsesi historitë e dashurisë që bëhen publike vzhdojnë të intrigojnë publikun.
Së fundmi është Ervin Koxherri I cili ka bërë publike lidhjen e tij të dashurisë pas largimit nga “Përputhen”.
Ish-konkurrenti ka publikuar një foto përqafuar me Damaljanta Gjergji, Miss Lezha 2018.
Missi është mjaft simpatike dhe Ervini e ka shoqeruar foton me një zemër dhe një çelës që nënkupton lidhjen me bukuroshen./albeu.com/