Pas largimit nga “Portokallia” aktori i humorit Flor Binaj pas një periudhe të gjatë pushimi nga televizioni vendosi të rikthehej duke qënë pjesë e një formati tërsisht të ndryshëm nga ai që ne jemi mësuar ta shohim atë.
Ai vendosi të bëhej sërisht pjesë e televizionit këtë herë duke qënë në krye të moderimit të emsionit Investigativ “Piranjat”.Së bashku me një emër tjetër mjaft të njohur Arilena Ara, ata moderojnë këtë emsion i cili si qëllim ka investigimin dhe zbardhjen e të vërtetave për ti sjellë ato ashtu siç janë në sytë e publikut.
I ftuar në “ABC-në e mëngjesit” aktori ka folur për projektet e tij të ardhshme ku tha se po punon për një stand up komedi dhe disa filma artistikë.
“Po punoj për një program timin, program humori, me të ftuar. Do të ketë një stand up komedi dhe disa filma artistikë. Një film do të jetë me metrazh të shkurtër. Tani që nuk jam në Portokalli, shoh sa kohë më ka zënë, sa kohë kam humbur dhe sa mbrapa jam me shumë projekte”, tha aktori.