U konfirmua! Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël për herë të parë

Prej ditësh po thuhet se këngëtarja Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël. Këto “thashetheme” filluan të qarkullojnë pas një video të Dafinës në një nga club-et e Tiranës ku barku i saj shihej paska më i rrumbullakosur se zakonisht.

Epo, ku ka zë nuk është pa gjë thotë një fjalë e urtë popullore! E po, Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël dhe do të bëhet së shpejti nënë.

Burime pranë artistet kanë konfirmuar për Indeksonline se Dafina është disa muajshe shtatzënë dhe pritet të bëhet nënë në muajin korrik.

Ndonëse deri më tani këngëtarja ka vendosur ta mbajë “sekret” këtë lajm të bukur dhe nuk ka ardhur asnjë konfirmim nga vetë Dafina apo partneri i saj, ne s’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë shtatzani të mbarë!


Shtuar 5.01.2025 22:00