“U kërkonin llogari pse u martuan…”, Bledi Mane zbulon prapaskenat se çfarë ndodhi mes “ushtarëve” me Luizin dhe Kiarën

“U kërkonin llogari pse u martuan…”, Bledi Mane zbulon prapaskenat se çfarë ndodhi mes “ushtarëve” me Luizin dhe Kiarën

Ish konkurrenti i Big Brother Vip, Bledi Mane ka folur rreth prapaskenave dhe detajeve nga post- Big Borother, ku ish banorët janë mbledhur kokë më kokë dhe janë munduar të sheshojnë debatet dhe hatërmbetjet mes tyre.

Sipas videove dhe fjalëve që kanë qarkulluar ditët e fundit, pritet që ky të jetë një post BBV i ashpër, me debate të forta dhe përplasje mes ish konkurrentëve, ndërsa Bledi Mane na tregoi pak nga ajo çka ka ndodhur.

Me anë të një videoje live së bashku me Ermiona Lekbellon, Bledi tregoi se u largua nga studio dhe qëndroi shumë pak pasi të gjithë ishin kundër Luizit dhe Kiarës.

Unë nuk ndejta shumë tek Prime sepse u çudita vërtet pasi shumica e banorëve iu lëshuan Luizit dhe Kiarës dhe i kërkonin llogari ‘pse u martuan, ata nuk e duan njëri tjetrin’. Më erdhi çudi se ata banorë 4 muaj kanë qenë ushtarët e Luizit”- tha Bledi ndër të tjera.


Shtuar 13.05.2023 20:59