Këngëtarja e njohur, Rina Balaj ka konfirmuar ndarjen nga Sinboy. Dyshimet lindën pasi ata fshinë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Në një intervistë për emisionin “Era Verë” në T7, ajo tha se ata kanë kohë që janë ndarë por ndarja e tyre u zbulua së fundmi kur vendosën mos të ndiqen në rrjetet sociale.
“Unë nuk jam person që i dua dramat. Se po të doja të bëja drama, kam patur mundësi të bëj drama shumë më të mëdha që i kam tejkaluar. Por, thjesht dua tu jap fansave të mi energji pozitive dhe mos t’i ngarkoj me gjëra se çfarë ka ndodh me Rinën ose gjëra të tilla.
Unë dua që mediat të shkruajnë vetëm mirë për mua, por nuk i ndaloj dot as kur shkruajnë për keq se unë ndonjëherë reagoj keq. Media është e rëndësishme, portalet janë të rëndësishme por unë nuk dua drama. Po, është e vërtetë që jemi distancuar.
Por nuk do doja që ta bënin të madhe se ne kemi shumë kohë që jemi distancuar. Por, në muzikë nuk jemi ndarë dhe kemi punuar bashkë. Ndarja u bë publike sepse ne nuk ndiqemi më në Instagram. Kemi kaluar shumë mirë, por jeta është e tillë,” ka thënë Rina.
Së fundmi, Rina ka ripostuar një foto të saj në palestër me politikanin e njohur, Ramush Haradinaj. Siç dihet palestra është një pjesë e pandashme e Balajt. Nga fotoja duket se artistja ushtrohet në të njëjtin vend me liderin e AAK-së, ku nuk kanë hezituar të shkrepin edhe një foto së bashku.