Hamza për reagimin e PDK-së ndaj Speciales: Në shqyrtim janë të gjitha format demokratike dhe ligjore

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi sot se nuk përjashtohet asnjë veprim demokratik dhe ligjor lidhur me nisma të mundshme për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Të lidhura

None found

Ai e bëri këtë deklaratë kur u pyet nëse partia që drejton do të ndërmarrë ndonjë iniciativë për këtë çështje.

Një ditë pas aktgjykimit dënues të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hamza thirri në takim kryesinë dhe grupin parlamentar për të shqyrtuar hapat e ardhshëm të partisë.

“Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme”, u shpreh ai.

Hamza bëri të ditur se PDK-ja do ta analizojë me hollësi situatën e krijuar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne do ta diskutojmë situatën në mënyrë të detajuar. Siç kemi thënë, të gjitha format demokratike dhe ligjore mbeten opsion. Diskutimet do të vazhdojnë dhe më pas do të përcaktohen qëndrimet zyrtare të Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Hamza.


Shtuar 17.09.2026 11:39

sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis