U kap duke ngarë makinën në gjendje të dehur, publikohen fotot e arrestimit të Justin Timberlake

Informacione të reja kanë dalë në pah lidhur me arrestimin e këngëtarit Justin Timberlake. Ky i fundit u arrestua, pasi u kap duke ngarë makinën në gjendje të dehur.

Sipas mediave ndërkombëtare, arrestimi i tij u bë mbrëmjen e së hënës në Sag Harbor, Nju Jork. Ylli i popit u lirua pa kusht, me datën e ardhshme të gjyqit të caktuar për 26 korrik.

Justin Timberlake po kthehej në shtëpi pasi ishte takuar me miqtë e tij në një hotel dhe ishte larguar pas mesnate me makinën e tij.

Ai ka injoruar sinjalizimin e policisë për të ndaluar dhe kur policia e ndoqi e ndaloi për një test alkooli. Ai nuk pranoi dhe miqtë e tij dolën në vendngjarje dhe iu lutën autoriteteve që ta linin të largohej. Megjithatë, oficerët refuzuan dhe e prangosën.


Shtuar 18.06.2024 21:57