U fotografuan në momente pasionante, Eri dhe bjondja e famshme sqarojnë të vërtetën (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë në rrjet qarkulluan disa foto të Eri Agës, duke u puthur me një vajzë bjonde. Vajza është konkurrente te “It’s my love” dhe quhet Ina Muriqi.

Pas publikimit të fotove të gjithë menduan se dyshja ishin çift, por në fakt e vërteta është ndryshe. Ina ka shpjeguar në emision se fotot janë bërë shumë kohë më parë dhe se tani ata të dy nuk kanë më punë me njëri-tjetrin.

Eri e ka ripostuar përgjigjen e saj në Instastory, duke shuar dyshimet e ndjekësve.

“Për të gjithë ju që më pyesni me mesazh ja ku është përgjigjja. Faleminderit”, ka shkruar ai.


Shtuar 3.05.2021 09:14