Lukaku te Chelsea? Belgu merr vendimin

Romelu Lukaku lidhet me një largim në këtë verë nga Interi.

Nerazzurët u shpallën kampion të Serie A në fundjavën që shkoi, mirëpo janë në krizë financiare.

Klubi italian është i detyruar të shesë disa lojtar, në mënyrë që t’i largohet krizës që ka kapluar ata shkaku i pandemisë COVID-19.

Por, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Lukaku nuk e ka ndërmend të largohet nga Giuseppe Meazza.

Pasi është rikthyer në formën e tij më të lartë nën urdhrat e Antonio Contes, belgu dëshiron të qëndrojë edhe më tej te Interi.

Kishte zëra se Lukaku mund të transferohej te Chelsea, mirëpo sulmuesi duket se nuk dot lëvizë edhe për një kohë nga Italia.


Shtuar 3.05.2021 09:23

Tags: