U fotografuan duke u puthur, çfarë po ndodh me Ardian Bujupin dhe ish-konkurrenten e Për’Puthen

Ish-konkurrentja e Për’Puthen, Jasmin Kadriu dhe këngëtari Ardian Bujupi u përfolën pak ditë më parë në rrjet për një romancë të mundshme madje dyshimet u shtuan pasi dyshja u fotografuan duke shkëmbyer një puthje në buzë.

Në disa foto që qarkulluan në rrjet, ish-konkurrentja e Për’Puthen dhe Ardian Bujupi duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin në një ambient të mbyllur.

Në njërën nga fotot, dyshja janë të përqafuar teksa shkëmbejnë edhe një puthje në buzë.

Vetëm tre ditë më parë këngëtari publikoi në Instastory një video teksa në ishte krahët e ish-konkurrentes së “Përputhen”, Jasmin Kadriu.

“U Tranova”-shkroi artisti në videon në fjalë duke mos sqaruar se për çfarë bëhet fjalë.

Por ditën e sotme, atisti ka publikuar disa foto në Instagramin e tij, përsëri nën shoqërinë e ish-konkurrentes së Për’Puthen. Nëpërmjet postimit ai ka lajmëruar se “U tranova” është titulli i këngës së tij që do të publikohet më 1 prill, ku duket se Jasmin Kadriu do të jetë pjesë e videoklipit.

 

Shtuar 16.03.2022 10:31