Pas daljes së Gjestit nga Big Brother Vip Kosova, Xheneta Fetahu, banorja me të cilën këngëtari kishte krijuar një romancë brenda shtëpisë, është ndjerë keq dhe është parë duke qarë.
Gjatë një bisede me Sara Kolamin ajo është shprehur se çdo cep i shtëpisë i kujton Gjestin.
“Dje e kuptova, u mërzita shumë për Gjestin kur ja ndjeva zërin, po duket shtëpia shumë pa zhurmë pa zërin e tij. Edhe e di çfarë? Çdo cep i shtëpisë më kujton Gjestin,” tha ajo.
Ndër të tjera banorja shtoi se u përlot kur dëgjoi këngët e tij pasi i kujtonin çdo veprim të tij.
“Kur dj vuri këngët e tij, kam pasur në mendje reagimin e tij, mu mbushën 2 herë sytë me lot dhe nuk munda dot më.”
Kujtojmë që Gjesti u eleminua nga shtëpia e Big Brother pasi Leonard Gashi i nxorri në eleminim kokë më kokë me Drilonin.
Pas daljes nga BBV Kosova, ai u bë menjëhërë banor i Big Brother VIP Albania.