U dogj në vend intim, një nga banorët e BB përfundon në urgjencë

Një incident ka ndodhur pak minuta para nisjes së  prime-it në “Big Brother VIP Kosova”.

Lorik Shaqiri, i njohur si Blasta është djegur në vendin intim.

Incidenti ndodhi kur Artani ishte duke hekurosur një bluzë e cila po mbahej nga Blasta dhe kur hekuri ka lëshuar avull, e ka djegur këtë të fundit.

Ai  reagoi menjëherë, duke vrapuar në tualet e më pas produksioni mori masa për dërgimin e tij në spital. Gjatë emisionit të sotëm u bë e ditur se Blasta është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të rikthehet shumë shpejt në shtëpinë e BBVK.


Shtuar 24.02.2023 22:56