U bë nënë e dy vajzave, Eni Vasili publikon foto nga salla e lindjes: Një pasuri pa çmim

Më 6 korrik, gazetarja dhe moderatorja Eni Vasili u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë dy vajzat binjake, Nikol e Sofi. Megjithëse ka qenë shtatzënë, duhet theksuar se Eni ka arritur të bëjë një punë të shkëlqyer e profesionale në ekran në muajt e fundit të pritjes së ëmbël, që përkuan edhe me maratonën e zgjedhjeve të 25 prillit. Mirëpo, tashmë ajo do u dedikohet tërësisht dy vajzave të saj.

Pas lindjes ajo publikoi një foto me të voglat e saj duke e përshkruar si magji takimin e parë mes tyre. Ndërkohë, sot ka publikuar një tjetër foto nga salla e lindjes. “Pak dite kalojne dhe fotot ne sallen e lindjes te duken gjithmone e me shume nje pasuri pa cmim. “- shkruan ndër të tjera Eni.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ENI VASILI (@enivasili)


Shtuar 15.07.2021 15:24