U bë baba për herë te dytë, Pirro Çako fotografohet me partneren misterioze (FOTO LAJM)

Pak kohë më parë u zbulua se Pirro Çako u bë baba për herë të dytë, teksa ne nuk dinim asgjë për faktin që ai priste një fëmijë. Lajmin e bëri të ditur revista “Bordo”. Kantautori u bë sërish baba i një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Amadeus. Ndërkohë dy vite më parë, u bë i ditur lajmi se Pirro kishte nisur një romancë me një bionde të re në moshë, por identiteti i saj nuk u bë kurrë i ditur.

Së fundmi “Panorama” ka publikuar disa foto të çiftit që sapo janë bërë prindër, të kapura nga paparacët. Dyshja është fotografuar duke shëtitur në Liqenin Artificial të Tiranës, të veshur me rroba sportive.

Kujtojmë se artisti është shprehur më herët se nuk kishte plane për një fëmijë tjetër pas Anthony-t, por me nisjen e romancës së re gjithçka ka ndryshuar në jetën e tij. Është mësuar se partnerja e kantatutorit punon si kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai.


Shtuar 24.05.2021 15:49