I biri do të festonte sot 21 vjetorin, Flutura Açka dedikim prekës: Po hajde, moj mamka! (FOTO LAJM)

Shkrimtarja dhe deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka publikuar foto të dajlit të saj të ndjerë teksa e kujton ditën e sotme qq përkon me 21 vjetorin e lindjes.

Açka shkruan se edhe sot, ajo do ta shtrojë tryezën dhe në këtë mënyrë do të kujtojë të birin, i cili u nda nga jeta vite më parë.

“Kur ishte ditë, Biri ia zbehte asaj ngjyrat; kur ishte natë i derdhte asaj shumë dritë. “Po hajde, moj mamka!”, thërriste prej nga tryeza e shtruar, kur unë ende vërtitesha mes gatesave që e bënin ditëlindjen e tij të larmishme, siç e pëlqente ai, me tapas të shumta. Dhe ditëlindja zgjaste me ditë, aq sa zinte ditëlindjen time. Gjenim gjithnjë arsye për festat tona të vogla, si ta dinim se do të na mohoheshin festat tona të mëdha. Sot Biri do të mbushte 21, dhe unë prapë do ta miros tryezën për festën tonë të vogël. Kujtimi, ky është tapia e vetme e sigurtë e patjetërsueshme e njeriut. Ju lutem, miq, m’i kurseni ngushëllimet nën foto,” shkruan Açka.


Shtuar 24.05.2021 15:42