Tritoli në biznes dhe sherri me reperin, flet kunati i Noizy-t: Ne e kemi mbyllur çështjen

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Burime për ABC bënë me dije se eksplozivi është vënë në lokalin në plazh në pronësi të reperit Rigels Rajku apo i njohur ndryshe si Noizy.

Në dëshminë e tij Noizy tha se ka probleme vetëm me reperin Cllevio, me të cilin bëri sherr para dy ditësh. Ata u shfaqën në një video duke u zënë me grushte para lokalit të tij.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë.

Kunati i reperti, Ermir Gjylezi ka folur për konfliktin mes Noizyt dhe Cllevos si dhe shpërthimin me tritol.

I pyetur se si është gjendja në shtëpi dhe nëse ndihen të kërcënuar pas vënies së tritolit ai tha se gjendja është shumë mirë, të gjithë janë shumë të qetë dhe nuk ndihen aspak të kërcënuar.

“ Jo nuk kemi asnjë shqetësim, të gjithë jemi shumë mirë. Nuk ndihemi të kërcënuar”, u shpreh ai.

Në lidhje me vazhdimin e konfliktit Ermiri rrëfeu se nga ana e tyre kjo gjë është mbyllur dhe tashmë ia kanë lënë në dorë shtetit dhe do të jenë ata të cilët do të merren me situatën.

“Çdo gjë është në dorë të shtetit, do të merren ata me çdo gjë , ne nuk kemi më punë. Noizy është shumë mirë, nuk ndihet aspak i shqetësuar”, tha ai për Panorama Plus.

Cllevio, shoku i reperit tjetër Stresi, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit se bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe në momentin kur ky i fundit shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.

Sherri mes tyre ka nisur pas përplasjeve verbale në rrjetet sociale, ky dy reperët s’kanë kursyer ofendimet ndaj njëri-tjetrit./albeu.com/